Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënë se Kosova në vazhdën e reformimit dhe kompletimit të infrastrukturës së saj ligjore duhet ta ketë edhe ligjin për subjektet politike.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se nevoja për nxjerrjen e këtij ligji, nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, është e madhe dhe urgjente.
Sipas Dushit, ky ligj do të kontribuonte në demokracinë dhe transparencën e partive politike.
Ai ka thënë se ende ka kohë të mjaftueshme që të përfundojë reforma zgjedhore, e cila, sipas Dushit, duhet të sigurojë dhe garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ai e ka quajtur joserioze kërkesën e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, pa u plotësuar paraprakisht asnjë kusht kushtetues e ligjor dhe pa ndodhur reforma zgjedhore.
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...