Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reagaur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kurti tha se ky është lajm shumë i mirë për mërgatën kosovare në Gjermani, pas sipas tij, shtetasit e Kosovës nuk kanë nevojë më të heqin dorë nga pasaporta e Kosovës për të marrë shtetësinë gjermane.
“Gjithashtu, ata të cilët për të njëjtën arsye tashmë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, do të mund të aplikojnë për ta rimarrë atë. Pra edhe shtetas i Kosovës, edhe shtetas i Gjermanisë. Edhe për Kosovën, edhe për Gjermaninë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë dhe bashkëqytetarët tanë në Gjermani.
Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kështu shtetasit e republikës sonë nuk kanë nevojë më që të heqin dorë nga pasaporta e Kosovës për të marrë shtetësinë gjermane. Gjithashtu, ata të cilët për të njëjtën arsye tashmë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, do të mund të aplikojnë për ta rimarrë atë.
Pra edhe shtetas i Kosovës, edhe shtetas i Gjermanisë. Edhe për Kosovën, edhe për Gjermaninë./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së