Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar pas miratimit të Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Kuvendi i Kosovës.
Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate, Ricardo Gutierrez e ka kritikuar miratimin e ligjeve, teksa ditën e sotme e ka quajtur “ditë të zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë”.
“Parlamenti sapo e kaloi ligjin për media (Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ që të mos e bëjnë. Sot është një ditë e zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë. Partitë opozitare politike e kanë bojkotuar seancën”, shkroi Gutierrez në platformën X.
Reagime kundër miratimit të Ligjit të ri për KPM pati edhe nga ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë, e edhe nga Misioni i OSBE-së në vend./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut