Pas fitores historike të Sigal Prishtinës, liderët politik të vendit, uruan skuadrën e Prishtinës.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka uruar për fitoren e skuadrës së Prishtinës.
“Urime Sigal Prishtina! Kupa e parë në vargun e shumë tjerave”, shkruan Jahjaga.
Gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Prishtinën për suksesin e arritur në Ligën Ballkanike.
“Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit”, ka shkrar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar për fitoren e madhe të KB Prishtina. “Prishtina kampion! Krenar me ju! Gëzuar! “ thuhet në urimin e tij.
Për fitoren e madhe ka uruar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Urime Sigal Prishtina, urime kampion i Ballkanit! Lajmeve të mira të sotme, i vë kurorë Sigal Prishtina, me titullin e parë të kampionit të Ligës ballkanike në basketboll. Besojmë fuqishëm se titulli i parë i kampionit ballkanik në basketboll, do të jetë fillim i shumë titujve të ekipeve tona, edhe në sportet tjera”, shkruan në profilin e tij Veseli.
Ndërsa, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka ndjekur ndeshjen në sheshin “Zahir Pajaziti” është shprehur i emocionuar në urimin e tij duke theksuar se është ndjenjë e papërshkrueshme. “Urime Prishtine!!! Ndjenje e papërshkrueshme!”, shkruan Ahmeti në Facebook./Arbresh.info/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...