Një takim urgjent është thirrur sot nga ora 12:00, ku do të mblidhen sërish liderët e vendit.
Burimet e Metros brenda zyrës së Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës.
Kurse pjesëmarrës në këtë takim do të jenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
Në këtë takim është ftuar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mirëpo ai nuk mund të jetë i pranishëm në takim pasi është momentalisht jashtë vendi, ai pritet të arrijë sot pasdite vonë në Prishtinë.
Tema e takimit do të jenë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, me theks të veçantë do të jenë sanksionet amerikane që i kanë vënë Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë do të ndërpriten gjatë javës në vazhdim kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi Kosova nuk po pezullon taksën 100%.
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...