Kalimi në vitin 2024 për qytetarët e Republikë së Kosovës shënoi edhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe, për të vizituar të afërmit e tyre ose për të parë për disa ditë qytetet e tyre të preferuara.
Tashmë, jo pritje të gjata e të mundimshme para ambasadave, por pasaportën në dorë e drejt nëpër pikat kufitare, si kjo në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, për të udhëtuar lirshëm pas dekadash bllokim për shtetasit kosovarë, e që do ta gëzojnë këtë të drejtë të vonuar për ta e si të fundit nga të gjithë evropianët e tjerë.
Në Aeroportin e Prishtinës, në minutat e parë nuk kishte udhëtarë që prisnin për të udhëtuar. Mbase, shumica e qytetarëve kanë planifikuar të udhëtojnë në ditët në vijim, të mos nguten, pas festave të marrin udhë për vizitat e tyre të planifikuara.
Stafi i aeroportit që qëlluan të jenë në orar gjatë ndërrimit të mot moteve sigurisht se kohëve të fundit janë organizuar dhe kanë mbajtur trajnime që tashmë të funksionojnë ndryshe vizavi pasagjerëve – kontrollin e vlefshmërisë së pasaportave, konfirmimin e biletave, kontrolli i sigurisë – por jo edhe kërkesa për posedim të vizave, për vendet e zonës Shengen.
Tua rikujtojmë edhe një herë atyre që tashmë do ta gëzojnë lirinë e lëvizjes – liberalizimi nuk nënkupton që ata mund të qëndrojnë më gjatë sesa është e lejuar dhe këtu padyshim se duhet të kenë kujdes që të mos i thyejnë rregullat e përcaktuara nga vendete zonës Shengen, pasi në të kundërtën iu ndalohet udhëtimi si me vizë ashtu edhe pa të për 5 vitet e ardhshme./rtk
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...