Pika kufitare e Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, po përjeton ditët më të ngarkuara të këtij sezoni turistik.
Përgjatë muajit korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 700 mijë shtetas, ndërsa kanë dalë 750 mijë dhe mbi 550 mijë mjete kanë kaluar kufirin në të dyja drejtimet.
Ky fluks përbën një numër të lartë shtetasish dhe dëshmon qartë për rëndësinë që Morini ka si porta kryesore e verës për udhëtarët nga rajoni dhe diaspora.
Në mesin e këtyre lëvizjeve dominojnë pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë vit po i qëndrojnë besnikë bregdetit shqiptar nga Velipoja e deri në Ksamil. Në të njëjtën kohë, emigrantët nga diaspora që kthehen për pushime në vendlindje përbëjnë një tjetër pjesë të rëndësishme të këtij fluksi. Po ashtu, një pjesë e udhëtarëve janë vendet e Ballkanit që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi.
Për të përballuar këtë volum të lartë, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion shtatë sportele pune të ndara sipas kategorive të mjeteve me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e pritjeve të gjata. Edhe marrëveshja për të mos kontrolluar automjetet me targa Kosove dhe Shqipërie ka shmangur gjithashtu radhët dhe pritjet, duke lehtësuar ndjeshëm fluksin e lëvizjeve.
Pika kufitare e Morinit vazhdon të mbetet një arterie jetike e lëvizjes për të gjithë verilindjen e Shqipërisë, por edhe për rajonin në tërësi. Fluksi i shtuar përbën sfidë të përditshme për policinë kufitare, që përpiqet të garantojë siguri dhe efikasitet, ndërsa qytetarët kërkojnë më pak pritje dhe më shumë shërbim cilësor./rtsh.al/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë