Lëvizja Qytetare “Vatra” ka mbajtur një aktivitet protestues para Hidromoravës në Gjilan.
Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra” hapi konferencën duke konstatuar se Lutfi Haziri e Muhamet Syliqi drejtor i “Hidromoravës” janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen kaotike në të cilën ndodhet Gjilani me furnizimin me ujë, shkruan arbresh.info.
“z. Haziri nuk po e ndjenë mungesën e ujit sepse ai nuk jeton në Gjilan, ai po jeton në Prishtinë e Prishtina tani e ka gjendjen mirë të furnizimit me ujë. Luta porosit qytetarët t’i bëjnë lutje Zotit për të na sjellë shiun, tamam po flet si hoxhe, e jo si kryetar komune. Pra, kryetari për t’i ikur përgjegjësisë flet si hoxhë me demek përgjegjësia është e Zotit për ujin e jo. Luta po i ikë përgjegjësisë së tij në hartimin e politikave afatgjate për furnizimin e rregullt me ujë të pijes për qytetin e Gjilanit. Luta bile nuk e ndien nevojën fare të ujit sepse ai është një përdorues kronik i alkoolit, qytetarët e Gjilanit duan ujë të konsumojnë ata nuk konsumojë raki si ai”, u shpreh Kadriu.
Ibish Ibishi- këshilltar komunal, i kujtoi kryetarit Haziri kompetencat që ai i ka në bazë të ligjit për qeverisje lokale, dhe aty hyjnë edhe përgjegjësitë për furnizim të qytetarëve me ujë.
Sokol Haziri, nga shoqëria civile vuri në dukje se z. Haziri edhe para 6 vjetëve i pati premtuar Gjilanit se do të kishte ujë të mjaftueshëm, por ende nuk është arritur kjo gjë.
Isa Agushi- këshilltar komunal, theksoi se përpos qytetit, edhe fshatrat kanë mungesë të theksuar të ujit. Gjithashtu edhe problem tjetër është edhe mos-shpërndarja e ujit në mënyrë të barabartë, por po privilegjohen disa lagje ku jetojnë udhëheqësit e Gjilanit./arbresh.info/
Peticioni për lirimin e çlirimtarëve, Gucati niset për në Ha...
Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë
Casemiro e mbështet Neymarin: Nëse është në formë fizike, ai...
Pacolli: Nis verifikimi i dokumentacionit për gurthyesit në ...
Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së...
PSG tenton goditje të madhe, synon talentin mbrojtës të Real...