NATO-ja dhe SHBA-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni kundërshtues rreth iniciativës së presidentit Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.
Vetëm një ditë pasi proklamoi mbështetjen ndërkombëtare, Thaçi është demantuar edhe nga ambasadori amerikan, Greg Delawie. Teksa ka shprehur zhgënjim dhe befasi me propozimligjin e Thaçit, Delawie ka kërkuar që të stopohet iniciativa e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Një ditë pasi presidenti Thaçi i nisi letër sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, NATO-ja ka konfirmuar pranimin.
Letra është dërguar në prag të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku shpjegon procesin e transformimit të FSK-së. Të pyetur nëse kjo letër mund të ndryshojë poziciononin kundërshtues të NATO-s, zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se qëndrimi i tyre është “mishëruar” në deklaratën e sekretarit Stoltenberg, të dhënë më 8 mars…
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...