Letra e Maqedoncit për KFOR-in, reagon Çitaku

21:00 | 22 Janar 2025
K.B

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të letrës së ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, që i zotohet KFOR-it se nuk do ta dërgojë FSK-në pa leje në veri.

Çitaku ka përmendur rastin kur në një konferencë të jashtëzakonshme nga kryeministri Albin Kurti, Thaçi ishte etiketuar në nivel të tradhtisë kombëtare.

Ajo ka thënë se Mallafaqimit publik mund t’i ik, por datës 9 shkurt nuk i ikën dot, shkruan Arbresh.info

E tash A.K ? A ju kujtohen deklaratat histerike të A.K. kundër Hashim Thaçit? A ju kujtohet konferenca e jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën Thaçi u fye, u etiketua, madje deri në nivel të tradhtisë kombëtare? E tash A.K., ku je? Mos u fsheh! Ballafaqimit publik mund t’i ikësh, por datës 9 shkurt nuk i ikën dot”, shkroi Çitaku në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar zotimin se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, përveç se me leje të KFOR-it.

Letra e zotimit është publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj teksa thuhet se kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë në letrën e 19 prillit 2013 se FSK-ja s’do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën e Maqedoncit dërguar Barduanit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale