Në Komunën e Leposaviqit është ndryshuar vendndodhja e Qendrës së Votimit – 1201x, nga Shtëpia e Kulturës, në shkollën fillore “Nikolla Tesla”.
Ky ndryshim ka ardhur me kërkesë të Komisionit Komunal Zgjedhor, për shkak se lokacioni i vjetër nuk ka kushte adekuate për mbajtjen e procesit të votimit, shkruan arbresh.info.
“Në Zgjedhjet Parlamentare 2014 QV ishte në Shtëpin e Ku!tures, ndërsa tani propozojme që kjo Qender Votimi, pra QV-1201x, të zhvendoset 50 metra përballë Shtëpisë së Kulturës, e që tani është Shkolla Fillore ‘NikoIla Tesla’,” thuhet në arsyetimin e KKZ-së.
Nesër, qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislativit për zgjedhjet e parakohshme nacionale./arbresh.info
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...