Leonora Hana – Lleshi e para autore me abstraktin “Efikasiteti pozitiv i imuno-terapisë specifike me helm blete në alergjitë tjera”, të publikuar në zhurnalin e Organizatës Botërore të Alergologjisë.
Nga spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, që tri vite radhazi alergologia Leonora Hana-Lleshi ka mbetur e vetmja autore nga Kosova apo dhe trevat shqipfolëse me abstrakt të pranuar dhe të prezantuar në Zhurnalin e Organizatës Botërore të Alergologjisë, me temën: “Efikasiteti pozitivë i imuno-terapisë specifike me helm blete dhe në alergjitë tjera” .
Në një intervistë për portalin Arbresh.info doktoresha Hana-Lleshi, ka folur më shumë rreth kësaj pjesëmarrje, ku ka prezantuar për herë të parë abstraktin saj me imuno-terapisë specifike.
Ajo ka treguar gjithashtu një rast specifik tek një paciente ku vaksina me serumin e helmit të bletës ka arritur t’ia shëroj edhe të gjitha alergjitë e tjera.
Me këtë zbulim Hana-Lleshi tregon se është e para autore në të gjitha trevat shqiptare që ka vërejtur një zbulim të tillë nga vaksina me helm blete.
Me publikimin e këtij abstrakti nga Hana-Lleshi, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Alergologjisë./Edona Krasniqi/Arbresh.info/
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...