Një person është arrestuar nën dyshimin për goditjen e një këmbësori me veturë dhe largimin nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari 21 vjeçar ka goditur këmbësorin të martën (sot) rreth orës 9:26 në rrugën Prizren-Suharekë, përballë një qendre tregtare në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, shkruan arbresh.info.
“Më datën 12 prill 2022, në orën 09:26, në rrugën Prizren-Suharekë, përballë një qendre tregtare në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, vozitësi NN, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga NN, e duke lëvizur prapa në rrugën ‘Pranvera 81”, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme me pjesën e pasme të automjetit e godet këmbësorin, i cili në ato momente ishte duke kaluar rrugën nga krahu i majtë i lëvizjes së automjetit”, bënë të ditur policia.
Si pasojë e aksidentit këmbësori pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Vozitësi nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe u largua në drejtim të fshatit Korishë.
Këmbësori i lënduar sipas policisë, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK në Prishtinë.
“Nga reagimi i menjëhershëm i hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren u bë verifikimi i automjetit dhe personit dhe të dyshuar SH.H., i lindur në vitin 2001 m/sh/k. I dyshuari u intervistua për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rastin është duke u hetuar./arbresh.info/
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...