Një kalimtar i rastësishëm, i moshës madhore, ka pësuar lëndime të lehta trupore teksa tentoi të shuante zjarrin që përfshiu furrën e njohur për përgatitjen e perecave, “Adriatiku”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, më 26 gusht 2025, rreth orës 22:18, në Sheshin e Mitrovicës Jugore.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Sipas saj, i lënduari është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës së nevojshme, është liruar për në shtëpi.
“Me datën 26.08.2025 rreth orës 22:18 ne stacionin policor Jugu Mitrovicë është pranuar informata se ne Shesh-Mitrovicë Jug është duke u djegur furra Adriatiku. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite policore, njësia e zjarrfikëseve si dhe Ambulanca, pasi që një kalimtar i rastit i moshës madhore ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime te lehta trupore, i cili është dërguar në emergjence ku pas marrjes se trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana. /Arbresh.info/
E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb ...
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në ve...
E pazakontë, nusja shkon me vello për të votuar
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...