Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Mazgit.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai thotë se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia përkatëse policore është marrë me rastin”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës