Gjatë protestës së Partisë Social Demokrate (PSD), përball zyrave të ZRrE-së, në kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike janë arrestuar 13 aktivistë, 11 prej tyre meshkuj dhe dy femra, shkruan arbresh.info.
Gjatë arrestimit janë lënduar katër policë.
Katër nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar.
“Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së janë ndaluar për 48 orë
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...