Reshjet e borës kanë nisur sërish në pothuajse gjithë vendin. E sigurisht bashkë me to rritet edhe interesimi për gjendjen e rrugëve në çdo anë të Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka deklaruar se rrugës janë të gjitha të kalueshme pa ndonjë vështirësi të theksuar.
Gjithashtu ai ka shtuar se mbrëmë dhe sot në mëngjes është intervenuar me kripë dhe rërë në të gjitha drejtimet, pas reshjeve të dobëta të borës, transmeton Indeskonline.
Lekaj ka thënë gjithashtu së në kilometrin e 13-të të rrugës Pejë-Bogë, ka rrëshqitje të dheut dhe se përkundër ndërhyrjeve nuk përjashtohet rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Ky është postimi i plotë:
Rrugët janë të gjitha të kalueshme pa ndonjë vështërsi të theksuar. Mbrëmë dhe sot në mengjes,u intervenua me kripë dhe rërë në të gjitha drejtimet, pas reshjeve të dobëta të borës. Në kilometrin e 13 -të Rr. N9 Pejë – Bogë, ka rrëshqitje të gurëve dhe të dheut. Ajo që është e rëndësishme të ceket është se edhe përkundër që ekipet e punëtorëve janë në terren, sërish nuk përjashtohet rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Të gjithë qytetarët (pjesëmarrës në komunikacion) të kenë me vete paisjet dimërore.

Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...