Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar disa persona në ambientet ku po mbahen provimet për patentë shoferë, më saktësisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Por për këtë nuk është në dijeni ministri i Infrastrukturës dhe Transporti, Pal Lekaj.
Ai ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë informacion për arrestimin e zyrtarëve të dikasterit që ai drejton, në ambientet ku po mbahej provimi për patentë shoferë në Stacionin e Autobusëve.
“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se Ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka thënë Lekaj për telegrafin.
Ndryshe, operacioni policor është duke vazhduar në disa lokacione.
Telegrafi jozyrtarisht ka mësuar së policia ka vënë në pranga një ekzaminer dhe një kandidat për patentë shoferë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës