S’ka probleme në rrugët e Kosovës, të gjitha janë të kalueshme.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në këtë vikend mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.
“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Këtë vikend mund të udhëtoni për në cilin rajon të doni, sepse rrugët i keni të pastërta në mbarë Kosovën. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontraktuara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, vikend të këndshëm!”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/357036531514528/
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...