Deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë 19 vite më parë në betejën e Markalleshëve të Vraniqit të Gjakovës.
Përmes një postimi në facebook, Lekaj ka thënë se dëshmorët janë ata që e shohin të parët fundin e luftës dhe ardhjen e lirisë.
Sipas tij, rezistenca e shqiptarëve ishte mesazh për pushtuesin, se vetëm të vdekur e lëmë tokën tonë.
Ky është postimi i plotë i Lekajt:
Dëshmorët janë ata që e shohin të parët fundin e luftës dhe ardhjen e lirisë.
Sot në përvjetorin e 19 përkujtojmë me nderimin me të lartë dëshmorët e rënë në betejën e Markalleshëve të Vraniqit të Gjakovës, Mark, Kolë, Pren dhe Memë Lleshi. Të cilët zgjodhën rrugën e përjetësisë që të mos dorëzohen në dorën e makinerisë së forcave të ushtrisë së Serbisë.
Rezistenca e kësaj familje sikur edhe e shumë e shumë familjeve të tjera ishte qëndresë heroike në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe mesazh i fortë për pushtuesin se vetëm të vdekur e lëshojmë tokën dhe shtëpitë tona. Lavdi dëshmorëve të kombit!
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...