Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Obiliqit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi.
Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore të kësaj komune të cilat do të realizohen në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MI-së.
Pas këtij takimi, ministri Lekaj tha:” Sot jam te kryetari i Obiliqit, kryetari më i vendosur dhe më kërkues, për projektet. Unë e përgëzoj për punën që e ka bërë gjatë mandatit të tij si kryetar duke realizuar me sukses projekte të shumta që kanë pasur impakt pozitiv për qytetarët e kësaj komune.
Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të gatshëm që të përkrahim projektet rrugore të Obiliqit në vlerë deri në 3 milionë euro. E sigurova kryetarin se ministria jonë do të përkrahë projektet e kësaj komune të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi mbështetës të du “.
Ndërsa kryetari Gashi e falenderoi ministrin Lekaj, për këtë vizitë. ” Ne bashkëbisesuam me ministrin Lekaj për problemet e infrastrukturës rrugore të komunës sonë. Ministrin Lekaj e njoftova edhe me problemin që është në magjistralen M2 lidhur me ndriçimin e kësaj pjese si dhe për problemet e zhurmës që krijohen nga autostrada. Po ashtu e njoftova edhe me gjendjen e rrugëve se ku është e domosdoshme që të investohet”.
Pas këtij takimi ministri Leka dhe kryetari Gashi inspektuan punimet në urën fshatit Plemetin dhe rrugën që lidhë fshatrat Palaj-Grabovc.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje