Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka firmosur dy kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë, por edhe të asaj që të dërgon te qendra e skijimit.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Brezovica është një pikë turistike mjaft e frekuentuar prandaj edhe ka nevojë për investime infrastrukturore.
“Dy të tilla janë gati për të filluar! Nënshkrova kontratat për rehabilitimin e segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë (R115) dhe ajo për tek qendra e skijimit të Brezovicës (R210. Sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...