Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim bashkëpunimi kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftoi se tashmë është nënshkruar kontrata për mbështetje të projektit, për rregullimin e infrastrukturës së Shtërpcës.
Ky projekt mbështetës nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Shtërpcës, kap vlerën prej afro 1.2 milionë euro dhe përfshinë ujësjellësin, kanalizimin, si dhe ndriçimin publik, duke filluar nga Brezovica deri në Qendrën e Skijimit, përfshirë edhe tërë “weekend zonën”.
Ministri Lekaj tha se ky investim po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë tejet me rëndësi për zhvillimin e turizmit, i cili ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit dhe i jep pamje moderne kësaj ane të frekuentuar nga vizitorët. Ministri Lekaj, po ashtu ka pohuar se mbetet i përkushtuar që t’i mbështes komunat në modernizimin dhe transformimin e infrastrukturës dhe se kjo praktikë e investimeve është bërë tashmë standard dhe kështu do të vazhdohet.
Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen, tha se ky investim i jep shtytje turizmit në këtë pjesë kaq të pasur me bukuri natyrore. Kurse me këtë mbështetje
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës