Përpos hetimeve nga gjykata, tenderi i autostradës për Gjilan ka hyrë në skanerin e vet Ministrisë që e shpalli dhe përzgjodhi kompanitë për vazhdim të mëtutjeshëm të garës.
Ministri i ri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nëse nga hetimet e bëra prej departamenteve përkatëse dhe nga OSHP-ja dalin përfundimet se ka pasur parregullsi, tenderi do të përmbyset.
Lekaj thotë se procesi i tenderit është përcjellë nga fillimi me parregullsi e deri në fund, kur një ditë para se ai të vinte në krye të ministrisë, janë përzgjedhur operatorët më të përgjegjshëm në orën 23.
Për periudhën, për të cilën Lekaj përmend përzgjedhjen e operatorëve, në krye të kësaj ministrie ka qenë Hanefi Muharremi.
Përmes telefonit, Muharremi ka thënë se ka qenë vet i befasuar kur nga komisioni i ka ardhur sugjerimi që nënshkrimi të bëhet në ditën e fundit të mandatit.
Por, thotë se ka aprovuar kërkesën pasi ka marrë garanci se i gjithë procesi ka shkuar në rregull.
Numri i kompanive që janë ankuar në OSHP ka arritur në 13.
Në ankesat e tyre, kompanitë kanë thënë se autoriteti kontraktues ka shkelur ligjin e prokurimit.
Ky institucion i ka thënë KTV-së se pas pranimit të ankesave ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palëve ankimore.
Ndërsa, vendimin përfundimtar do ta marrë duke u bazuar në afatet ligjore që parashihen në Ligjin e Prokurimit Publik.
Vlera e kontratës për realizimin e projektit të autostradës së tretë në vend parashihet të arrijë deri në 200 milionë euro.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës