Testi me shkrim për patentë-shofer ka ndryshuar. Pyetjet që kishin disa alternativa të sakta e që krijonin shpesh konfuzitet tek kandidatët, tashmë ka vetëm një përgjigje të saktë.
Ky vendim u morë që nga 18 shkurti 2025.
Ministria e Infrastrukturës, ka bërë një seri ndryshimesh në procesin e testimit për patentë-shoferët, duke u përqendruar në përmirësimin dhe modernizimin e metodologjisë së testimit.
Kjo ministri në një përgjigje për Arbresh.info, ka thënë se ndryshimi kryesor është fakti që, ndryshe nga më parë kur një pyetje mund të kishte 2-3 përgjigje të sakta, tani çdo pyetje do të ketë vetëm një përgjigje të saktë.
“Testi do të përmbajë pyetje të reja që reflektojnë ndryshimet më të fundit në rregullat e trafikut dhe sigurinë rrugore, struktura e testit është rishikuar për të përmirësuar procesin e vlerësimit dhe për të siguruar që kandidatët të kenë njohuri të sakta dhe të përditësuara”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Sipas ministrisë, këto ndryshime synojnë të lehtësojnë procesin e testimit dhe të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e vlerësimit të njohurive të kandidatëve.
Këto ndryshime pritet të kenë një ndikim pozitiv në përgatitjen dhe aftësinë e kandidatëve për të drejtuar një mjet në aspektin teorik.
“Formati i ri synon të vlerësojë më saktë njohuritë e kandidatëve, duke u siguruar që ata të kenë të kuptuarit e nevojshëm për të drejtuar një mjet në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme. Në përgjithësi, ndryshimet e reja pritet të rrisin cilësinë e edukimit rrugor dhe të përmirësojnë nivelin e përgjithshëm të drejtimit të mjeteve”, thuhet tutje në përgjigje.
Kryetarja e Federatës se Auto-shkollave, Xhylije Ibrahimi, thotë se kërkesat për ndryshime kanë ardhur nga nevoja për një testim më të thjeshtuar dhe të kuptueshëm.
“Kërkesat e vazhdueshme nga Federata e Auto-shkollave për thjeshtësimin e formës së testimit në mënyrë që testimi të jetë sa më i logjikshëm, më i lehtë e më i kapshëm për të gjithë kandidatët, për faktin që testimit për patentë shofer i nënshtrohen kandidatët me përgatitje shkollore të ndryshme, nga fillorja deri te ajo universitare”, thotë ajo.
Po ashtu përfaqësuesit tjerë të Federatës së Auto-shkollave si, Sabri Arifi dhe Driton Presheva, e vlerësojnë ndryshimin dhe sipas tyre kjo formë e re ka pasur rezultat të menjëhershëm.
“Kjo formë testimi sa ka filluar por që menjëherë ka filluar te japë rezultate. Këto dite, më shumë kandidatë e kanë kaluar testin. Të gjithë kandidatët me të cilët kemi kontaktuar, na kanë thënë se tash testi është shumë më i logjikshëm dhe përgjigjet me vetëm një të saktë e ka lehtësuar shumë provim”, thonë përfaqësuesit e Auto-shkollave.
Tutje, ata shpresojnë që në të ardhmen të ketë ndryshime edhe në testimin praktik.
“Shpresojmë që në të ardhmen të hiqet edhe poligoni pasi që po synojmë të punojmë sipas direktivave të Bashkimit Evropian dhe testimit t’i jepet rendësi në rrugë publike”, pohon Ibrahimi.
Ndryshe, patentë-shoferët për vozitje janë të detyrueshme për qytetarët në Kosovë, pasi që edhe veturat janë pothuajse opsioni kryesor i qarkullimit të tyre për punë apo çfarëdo nevoje tjetër.
Në Kosovë mungesa e metrove, mos-përdorimi i biçikletave si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve./Qëndresa Luma/Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...