Pas konfirmimit të disa rasteve të reja me koroanvirus në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka lëshuar një apel për qytetarët.
Ai ka thënë se lehtësimi i masave në Kosovë ka hasur në disa keqkuptime.
Më anë të një postimi në Facebook, Aliu ka kërkuar që të shmangen ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë dhe të shtohet kujdesi në higjienë.
“Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Lutje ferizajasve.
Bashkëqytetarë, virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja. Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime.
Tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ju lus shmangni ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, krijoni distancën fizike e shtoni kujdesin për higjienën personale.
Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi.
Gjithëçfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie.
Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik!.
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër