Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e Udhërrëfyesit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2024.
Në takim u diskutua për procesin e shkatërrimit të armëve, ku u dakorduan për angazhime dhe koordinimin ndërinstitucional, për të realizuar shkatërrimin e armëve sipas planifikimeve gjatë këtij viti.
Legalizimi i armëve ishte njëra nga temat kryesore që u diskutuara. Në këtë takim u theksua se Udhëzimi Administrativ për Legalizim është në fazën e konsultimit publik dhe pritet që të kalojë fazat e nevojshme, në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të fillojë në muajin tetor të këtij viti.
Me këtë rast, Koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, theksoi se duhet të gjithë bashkërisht të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Kosovë, në kuadër të iniciativës për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Objektiv kryesor brenda vitit 2023 është që të garantohet miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve, plotësisht i harmonizaur me kuadrin rregullator të BE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse të standardizuara me të gjithë rajonin”, tha Zeka.
Duke u bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve dhe u konstatua se Republika e Kosovës gjatë 10 viteve të fundit ka arritur progres të çmueshëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.
Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për shtim të dinamikës së punës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përcaktimit të prioriteteve dhe projekteve.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik