Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit ku edhe pritet që presidenti i vendit Hashim Thaçi t’u adresohet deputetëve në fjalimin tij vjetor, shkruan arbresh.info.
Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se presidenti Thaçi me sjelljet tij gjatë viti 2017 ka treguar qartazi se nuk përfaqëson unitetin e popullit ashtu siç ia kërkon kushtetuta.
E, për këtë ka thënë se ka shumë argumente.
“E para ka ndërmjetësua në arritjen e koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare,e dyta në zgjedhjet lokale ka marrë pjesë vet direkt, e treta është diskursi i tij irracional duke i ftuar qytetarët të pajisen me pasaporta të një vendi tjetër, e katërta thirrjet që u ka bërë qytetarëve të protestojnë para zyrave të BE-së, e pesta diskursi për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...