Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë, e themeluar më 23 dhjetor 1989, me Ibrahim Rugovën si kryetar të parë.
LDK u krijua në një periudhë të rëndë politike për Kosovën, nga një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, duke u shndërruar shpejt në forcën kryesore të rezistencës politike dhe qytetare kundër represionit serb. Nën udhëheqjen e Rugovës, partia promovoi vlera demokratike, lirinë e shprehjes dhe ndërtimin institucional të shtetit.
Pas luftës në Kosovë, LDK fitoi bindshëm zgjedhjet e para, duke udhëhequr proceset institucionale të vendit.
LDK vazhdon të angazhohet për demokraci, barazi, të drejta të njeriut, pluralizëm politik dhe integrim evropian. Aktualisht, partia drejtohet nga Lumir Abdixhiku./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...