Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka kritikuar koalicionin qeverisës, duke thënë se Kosova prej se është çliruar nuk ka pasur qeveri më të dobët dhe më të papërgjegjshme.
Ai ka vlerësuar se nën drejtimin e këtij koalicioni qeverisës Kosova ka ngecur në të gjitha aspektet.
Rugova ka hedhur poshtë mundësinë që LDK-ja të bëhet pjesë e Qeverisë Haradinaj pas largimit të Listës Serbe.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka bërë me dije se do t’i ndërmarrin masat e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri të shkojë në shtëpi.
Sipas Rugovës, LDK-ja më tepër se kurrë është e përgatitur për t’i filluar bisedimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja/epoka e re/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...