Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pasi kryeministrit i vendit Albin Kurti tha se e pranon propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Halimi tha se Kosova është shtet parlamentar dhe sipas saj Kurti e ka obligim të raportojë në Kuvend për dialogun.
“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”, shkroi Halimi.
Ajo shtoi se deklarata e Kurtit që propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale ndaj dialogut.
“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, deklaroi tutje Halimi.
Kujtojmë se sot Kurti pas takimit me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info.
Lexo edhe:
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...