Vetëm pak minuta ka zgjatur takimi mes U.D se Presidentit Vjosa Osmani e sekretarit të LDK-së Arban Abrashi.
Pas takimit Abrashi ka thënë se është përmendur si mundësi data 7 shkurt, por që pa u bërë shpallja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese ende nuk dihet saktë, raporton portali arbresh.info
Duke treguar nëse do të këtë një bashkëpunim me Vjosa Osmanin në këto zgjedhje Abrashi nuk ka dashur të jap përgjigje pse në takim nuk ishte kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
“Isha në një takim konsultativ. Ne kemi thënë edhe më herët që janari mund të jetë muaj i zgjedhjeve. Është përmendur data 7 shkurt si mundësi, por që ende është herët të thuhet. Do ketë konsultime ende. Ne si parti ende s’jemi mbledhur të diskutojmë për bashkëpunime në këto zgjedhje”.
Pas Abrashit në takim pritet të vij Memli Krasniqi përfaqësues i PDK-së.
Kujtojmë se gjatë tërë ditës Osmani do të takojë partitë për të gjetur konsensus për datën e zgjedhjeve./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...