Driton Selmanaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka thënë se procesi zgjedhor po ecën mbarë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se sipas të dhënave të tyre deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar është 25 përqind.
“Sipas të dhënave tona deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote është rreth 25 për qind . Siç e dini LDK-ja, garon në dhjetë komuna të Kosovës në 19 në total që janë në balotazh. Vlerësimi jonë është që në përgjithësi procesi zgjedhor po ecën mbarë . Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e këtij procesi , prandaj ne ju bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që kanë të drejtë vote që të dalin në zgjedhje sa më masovikisht në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre dhe kështu ne mund të marrim edhe përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tonë”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë edhe për këto orë sa kanë mbetur.
“Në mënyrë që në të realizojmë të drejtën tonë elementare për të dhënë përgjegjësi njerëzve të cilët kanë me qeveris me jettë tona dhe te ardhmen tonë i bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë realizu këtë të drejtë ta bëjnë këtë”, ka thënë Selmanaj./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...