Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e besojnë se Kurti do të tregojë nivelin e tij intelektual dhe politik dhe të nderojë familjen e ish-presidentit Rugova, njëkohësisht të përkulet tek varri i tij.
Deputeti Naser Rugova, tha se ‘meqenëse kreu i VV’së kishte bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit boshnjak, Alija Izetbegovic, është e pashmangshme të mos e vlerësoje arkitektin e Pavarësisë së Kosovës’.
‘Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, atëherë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitetkti të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova’, tha ai në emisionin Frontal, në T7.
‘Z.Kurti e ka të qartë këtë dhe e ka nivelin edhe politik edhe intelektual që ta dëshmojë këtë’, shtoi Rugova.
Rugova tha se nëse LDK-VV janë fitues të zgjedhjeve, Kurti së bashku me kryeministrin/en e ri/re do të shkojnë për nderime te familja e Rugovës dhe ajo e Jasharëve.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA