Me rastin e ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, LDK përgëzon shtetin fqinj.
Ratifikimi i amendamenteve kushtetuese për të ndryshuar emrin në Maqedonia Veriore, si respektim i Marrëveshjes së Prespës, është hap i fuqishëm i Maqedonisë drejtë fqinjësisë së mirë në Ballkan, një hap i vendosur drejt një Ballkani më të sigurt, më të integruar në strukturat euro-atlantike, më paqësor dhe me më shumë prosperitet. Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni për kontributin e dhënë drejtë një ardhmërie më të ndritur në Ballkan.
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim