Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën diskutoi për përgatitjet e fundit rreth Kuvendit të Punës së LDK-së.
Në mbledhje u prezantuan përgatitjet, u caktuan udhëheqësit dhe raportuesit e sesioneve në Kuvendin Punues, si dhe u finalizuan përgatitjet teknike.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi se debati i deri tanishëm në degë, diskutimet dhe propozimet tejet përmbajtjesore e konstruktive në Këshillin e Përgjithshëm do të përmbyllen me sukses dhe rezultate konkrete në Kuvendin Punues”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kuvendi i Punës, do të konfirmoj orientimet programore, propozimet për ndryshime në statut dhe propozimet e tjera, në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës, të vazhdoj rritjen e fuqishme elektorale, të rikonfirmoj unitetin e brendshëm, të rris komunikimin me opinionin publik dhe të vazhdoj të ketë rol primar në avancimin e proceseve euroatlantike.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...