Lidhja Demokratike e Kosovës u ka tërhequr vëmendjen qeverisë Kurti që të kontraktojnë operatorë të energjisë me çmim të favorshëm dhe jo të presin dimrin, kështu ka thënë për arbresh.info deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku Rexhepi.
“Qeveria Kurti nuk është më qeveri praktikantësh sepse kanë kaluar tanimë gati 20 muaj që e qeverisin vendin. Praktika e tyre si duket ka kaluar në rutinë sepse qysh vitin e kaluar në verë LDK u ka tërhequr vëmendjen që të kontraktojnë operatorë të energjisë me çmim më të favorshëm e jo të presim dimrin”, tha ajo.
Sipas saj, kjo qeveri nuk është duke punuar për dimrin që po vjen.
“Në tetorin e vitit të kaluar neglizhenca e tyre u paraqit në Kosovë duke pasur edhe reduktime e më vonë edhe shtrenjtim maksimal e të papërballueshëm për qytetarët tanë. E as tani kjo qeveri nuk është duke punuar që dimrin që po vjen ta presim qetë, përkundrazi do të jetë edhe më i rëndë”, tha deputetja e LDK-së.
Ajo shton se këtë gjendje e ka sjellë kjo qeveri e cila tanimë ka degraduar, dhe se opozitën e vendit e trajtojnë si armik e jo si kundërshtar politik.
“Krejt këtë gjendje e ka sjellë kjo qeveri e cila tanimë ka degraduar, e opozitën e vendit e trajtojnë si armik e jo kundërshtar politik”, thekoi Bunjaku Rexhepi.
Sipas saj, qytetarët pozitën nuk i konsiderojnë partnerë por njerëz të paditur dhe mashtrues.
“E në anën tjetër qytetarët tanimë nuk i konsiderojnë partnerë por njerëz të paditur dhe mashtrues që sa ishin vet në opozitë trumbetonin me akuza e në asnjë mënyrë shpresë dhe alternativë pozitive”, tha Valentina Bunjaku Rexhepi.
Kujtojmë se vitin e kaluar Kosova është përballur me reduktime dhe shtrenjtim të rrymës./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...