Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të insistojë në kandidimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, por përballë ka një kundërshtim të qartë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK ka ritheksuar qëndrimin e saj kundër kësaj zgjedhjeje, ndërsa dy nga deputetët më të rinj të legjislaturës së re, Alban Zogaj dhe Krenar Xhaferi, kanë deklaruar për Arbresh.info se do të marrin pjesë në seancën konstituive të nesërme, por nuk do ta votojnë Haxhiun.
Ndryshe, seanca konstituive do të vazhdojë nesër në orën 10:00.
Në seancën e kaluar pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit, ashtu që të ketë votim të fshehtë, me fletëvotime fizike. Kjo u kundërshtua nga partitë tjera, që e konsideruan si vendim arbitrar dhe në kundërshtim me rregulloret e Kuvendit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli, ka konfirmuar se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës, partia e tij do të propozojë sërish emrin e deputetes Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit./Arbresh.info
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...