Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin që pati me strukturat e degës së PDK’së në Gjilan, ka thënë se PDK ka guximin dhe vizionin për të fituar.
Veseli ka thënë se “PDK edhe në Gjilan shpejt do ta rikthej motivin dhe entuziazmin, si parti e fuqishme e që është interes i qytetarëve të Gjilanit, sepse këtij qyteti i duhet shtysë për zhillim”.
“PDK përherë ka sjellur frymën e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë me qytetarët, sepse PDK në Gjilan ka potenciale dhe se Gjilani në përgjitheësi ka resurse humane, natyrore por edhe diasporën e cila është potencial për zhvillim të komunës”, ka thënë Veseli, njofton një komunikatë e lëshuar nga PDK.
Duke folur për qeverisjen aktuale në Gjilan, Veseli ka thënë se “Luta, miku im mund të hidhërohet por, LDK nuk është as partia e parë e as e dyta në Gjilan”.
“PDK mbetet parti e hapur për çdo qytetarë i cili ka vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për të mirën e Gjilanit dhe të vendit, sepse orientimi parësorë i PDK-së është perëndimi”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, prioritete të qeverisjes së PDK-së përherë kanë qenë proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm edhe transformimin e FSK-së në Ushtri.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...