Këto momente ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, raporton arbresh.info.
Për media ka folur kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa i cili ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Parlamentit
“Ne nuk e votojmë Veselin për kryetar. Priten propozime tjera dhe varësisht prej propozimeve ne do të votojmë. Ne nuk i besojmë më PDK-së për shkak që është luhatur në marrëveshjen tonë”, deklaroi kryetari i LDK-së pas mbledhjes së kryesisë.
Kujtojmë se LDK ka thirrur për nesër një takim, ku do të diskutohen mjetet juridike për të pyetur Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kushtetueshmërinë e veprimeve të koalicionit PAN./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...