Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nesër do t’i bëjë propozimet për anëtarët e rinj të këtij organi të LDK-së, ku pritet që në këto propozime të mos përfshihen Vjosa Osmani dhe Arben Gashi.
Isa Mustafa do t’i shkojë deri në fund betejës për t’i larguar nga organet partiake të LDK-së, Arben Gashin e Vjosa Osmanin.
Këta dy deputetë nuk do të propozohen nesër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm as për anëtarë të Kryesisë së LDK-së.
Ata s’kanë arritur të bëhen as pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie pasi dolën kundër kandidaturës së Kryeministrit për Kryetar të LDK-së.
Nënkryetari në largim i LDK-së, Haki Rugova, ka treguar për Gazetën Express, se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ku do të vendoset për Kryesinë e re të partisë.
“Jo ende nuk është zgjedhur Kryesia por nesër është mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të vendoset”, ka shtuar Haki Rugova.
Ky zyrtar i LDK-së s’ka treguar se kush do të jetë në organin vendimmarrës të LDK’së.
“Nesër Kryetari Mustafa do t’i propozojë emrat dhe më pas ne i votojmë. Ende nuk dihet kush do të jetë në Kryesi”, ka thënë ai.
Deri më tash dihet se Lutfi Haziri do të ngjitet në pozitën e Nënkryetarit. Të njëjtën pozitë pritet ta ketë edhe Agim Veliu.
Ndërkohë, Ismet Beqiri do të degradohet në hierarkinë partiake. Në vend të tij, pritet të propozohet Arban Abrashi, Ministër në Qeverinë Mustafa.
Edhe Ministrat tjerë të LDK-së do të propozohen për anëtar të Kryesisë.
Ndërkohë, nuk dihet se kush do ta zë pozitën e Teuta Sahtaqisë, e cila ka mbetur jashtë të gjitha strukturave të LDK-së.
Në kryesinë e kaluar të LDK-së ishin: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Teuta Sahatçiu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Hanefi Muharremi, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Sanije Aliu, Gazmend Muhaxheri, Naser Osmani, Ramë Manaj, Abdullah Hoti, Lirie Kajtazi, Xhafer Tahiri, Kujtim Shala, Arsim Janova, Sali Morina, Fevzi Berisha e Anton Quni.
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...
Broja i motivuar pas golit të parë me Burnleyn
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...