Lidhja Demokratike e Kosovës sot, ka nënshkruar marrëveshje me partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Gjatë këtij takimi të nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku vlerësoi se ky bashkëpunim është natyror, autokton dhe origjinal i LDK-së; prandaj, për LDK-në është ditë e veçantë, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listës zgjedhore së LDK-së.
‘Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi. Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare! LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!’, tha Abdixhiku.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane, do të garojnë së bashku në një listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nën logon e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Arbresh.info
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?