Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka shprehur kundërshtimet e partisë së tij lidhur me Ligjin për Pagat në sektorin publik.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.
Postimi i plotë:
Ligji për pagat ne sektorin publik nuk respekton parimin “page e njëjte për pune te njëjte”, apo parimet tjera parapara ne nenin 3.
Arsimtaret e shkollës se mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0.
Ligji le hapësire për përcaktim te te ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lenë hapësire qe prape me vendime ekzekutive te krijohen pabarazi ne te ardhura.
Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe për shume vite kane përfituar shumëfish me shume se vartësit e tyre ose te punësuarit e tjerë. Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, qe është harmonizimi i pagave ne sektorin publik.
Si i tille, ky ligj duhet te tërhiqet. Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithë kategoritë e te punësuarve ne sektorin publik.
Qeveria duhet te anuloje vendimin për rritje te pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt te interesit sipas vlerësimit te Agjencisë Antikorrupcion qe është organi i vetëm qe vlerëson ligjërisht konfliktin e interesit. /arbresh.info/
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...