Shefi i grupit të asamblistëve të LDK’së në asamblenë komunale të Prishtinës, Halim Halimi, i ka kërkuar sot kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, të dorëhiqet nga kjo pozitë.
Kërkesa e Halimit erdhi tri ditë pasi Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Halimit, largimi i Ahmetit nga VV ka shkaktuar përçarje brenda grupit të këshilltarëve të kësaj partie.
Kjo, sipas tij, u vërejt edhe në seancën e së mërkurës të asamblesë komunale kur një grup i këshilltarëve të VV’së nuk ia votuan Ahmetit një raport financiar.
“Tani, sipas meje, ne do të jemi grupi më i madh parlamentar, prej 15 anëtarëve sa jemi. Më e mira do të ishte që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Nëse vazhdon kështu do të jenë katër vite të humbura sikurse mandati i kaluar”, tha Halimi për Kallxo.com.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje mori 17 asamblistë, por katër nga ta u larguan nga grupi i këshilltarëve të partisë dhe tani po veprojnë si grup i pavarur.
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...