Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se populli i Kosovës ka lëshuar kushtrimin e ndryshimit. Sipas tij, secili po pret ndryshimin, gra, burra, pleq e të rinjtë.
Në adresimin për media, që kjo parti e ka bërë të përditshëm, Mustafa tha se me LDK-në që qeveri do të ketë mësim gjithëditor për nxënësit në gjithë Kosovën.
Ai tha se, mësimi gjithëditor u mundëson nënave në Kosovë të punojnë e të avancohen në karrierë, përderisa fëmijët e tyre janë në shkollë .
Sipas tij, ky është vetëm një nga planet në programin që ka LDK-ja, për t’ua bërë më të mirë jetën nënave e grave në Kosovë.
“Ju drejtohem nënave në gjithë Kosovën, më 9 shkurt nuk po zgjedhni thjesht një parti, një program. Ju po zgjedhni një të ardhme që respekton mundin tuaj, që respekton kujdesin tuaj për familjen dhe që fuqizon ëndrrat tuaja. Bashkohuni me ne me 9 shkurt, dhe e ardhja juaj do të bëhet shumë më e mirë”, tha Mustafa./rtk
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...
Vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgjeve në Tiranë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut