Familjarë e partiak kanë përkujtuar sot akademikun dhe ish politikanin, Fehmi Aganin, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan arbresh.info
Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri duke e kujtuar si një njeri të qetë e vizionar tha se mungesa e akademik Aganit vërehet kudo ne institucionet kosovare.
“Sot po nderojmë personaliteti me të shquar’ nje vizionar një njeri i qetë një intelektual, i cili u vra nga dora kriminale serbe. Edhe 20 vite pas vrasjes nuk është zbardh rasti i tij ende. Mungesa e tij vërehet ne institucionet tona. ka leme gjurme te thella” tha Beqiri
Ndërsa djali i tij, Mentor Aganin nën emocione tha se veç dhimbjes që ndjenjë për babain e tyre, ata ndjehen edhe shumë krenarë për të.
“Aq sa është e madhe dhimbja është e madhe krenaria, shpresoj te jete shembull” tha Agani
Për të nderuar profesorin dhe ish politikanin Fehmi Agani, ishin shumë familjar e partiak, disa nga ta ishin, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri, Anton Quni, Arban Abrashi./Arbresh.info/

Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet