Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti nuk do t’ja falë Vjosa Osmanit nëse në emër të çkapjes e kapë shtetin.
“Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjë Osmani. Ajo duhet ta dijë që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër. Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të çkapjes, ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, është shprehur Haziri në K10.
Ai përsëriti edhe një herë deklaratën e tij të famshme.
“Tash e disa vite dihet, Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, deklaron Haziri.
Ai shton se nuk kanë inate me Vjosa Osmanin, edhe pse ajo është larguar nga LDK-ja e hidhëruar, pasi që sipas Hazirit, ajo është formuar politikisht në frymën e LDK-së.
Vjosa Osmani deri më tani është kandidatja e vetme për presidente, ndërsa aktualisht këtë pozitë e ushtron kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./arbresh.info/
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...