Përfaqësuesi i Asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Gashi, në një konferencë për media ka kritikuar gjendjen e shkollave në Komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë se gjendja e këtyre shkollave nuk përputhet me fjalët e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili, sipas tij, kishte deklaruar që të gjitha shkollat janë të gatshme për ta filluar procesin mësimor të rregullt, raporton portali arbresh.info.
“Sot në radhë është fusha e arsimit që ta diskutojmë, ku pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, i cili tha që të gjitha shkollat e Prishtinës janë të gatshme për të filluar vitin shkollor, ne mendojmë që kjo deklaratë e kryetarit të Prishtinës nuk përputhet fare me realitetin”.
“Ne po i identifikojmë disa çështje që i vlerësojmë që nuk janë bërë punë të kryera ashtu siç duhet”.
Ndërkaq Gashi ka paraqitur disa shembuj që sipas tij, shkollat nuk po qeverisen në mënyrë e duhur.
“Ka shembuj në shkolla ku drejtori mbahet si ushtrues detyre. Nëse këto kuadro nuk e meritojnë të mbajnë këto pozita, atëherë duhet ta lirojnë atë vend. Asnjë sqarim nuk është dhënë, së paku konkurrentëve dhe nuk përfundon me vite përzgjedhja e drejtorëve, ku shembull eklatant është tema ku që disa vite është drejtoresha e njëjtë. Unë e kuptoj zonën e Veternikut ku shkollat nuk mund t’i plotësojnë nevojën, por s’e kuptoj regjistrimin prej Fushë Kosovës në Prishtinë ose prej Vranjefvcit në ‘Faik Konicë’, sepse këto e mundësojnë një disbalanc në regjistrimin e fëmijëve”, tha ai. ./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot