Mbledhja e kryesisë së LDK është mbajtur sonte për ta vlerësuar situatën pas dorëheqjes së kryeministri Ramush Haradinaj.
Kështu ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në një konferencë për media, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë LDK kërkon nga Presidenti që të nisë bisedat me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit në bazë të Kushtetutës së Kosovës vendi është pa Qeveri dhe në ketë situatë LDK kërkon nga president të nisë bisedat me subjektet politike për caktimin e datës zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka thënë ai./arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...