Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se faji i rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, është kryekëput i Qeverisë.
Azemi ka theksuar se është hera e dytë që qytetarët po pranojnë fatura me shumë marramendëse dhe po kanë vështirësi t’i paguajnë. Sipas tij, çmimi i rrymës është rritur dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie.
“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike”, ka theksuar Azemi.
Ai ka treguar edhe arsyet se përse është rritur çmimi i energjisë elektrike në Kosovë.
“Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, qeveria s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër.
Ai tha se LDK është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.
“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vij nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë”, tha Azemi.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...